Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Një makinë tip BMW ka humbur kontrollin dhe ka marrë para 4 automjete të tjera që ishin të parkuara në rrugë.
Drejtuesi i mjetit BMW me targa AA 838 UD, Ervis Domaxeti pasi pasidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë duke lënë pasagjerin që kishte me vete të plagosur në vendin ngjarjes. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi Eri Ilia, 38-vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë tip BMW. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe duke bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë në afërsi të Spitalit të Beratit.
Përplasja ka qenë tepër e madhe sa makina tip BMW është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme, por edhe mjetet e tjera të parkuara kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit, i cili është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
-
Ka qenë duke bo "Live" në istagrom se sot kshu bohet edhe kur shkon në hale. Leni pa lekë pa telefon pa makin dhe janë si pula të lagme, jepi i gjo me 4 rrota, dy lekë në xhep dhe nji iphon dhe fryhen. Nivel shumë i lartë injorance.
Përgjigju -
O komentues me iniciale xxxx ç'fare fajit ka pasagjeri qe ti komento te kishin vdekur te dy!.
Përgjigju -
Ja pra nji tjeter rast me BMW qendroni larg shoferave te BMW njihen si tipa problematik ne te gjth boten
Përgjigju -
Te kishin vdekur te dy ne vend do ishte mire fare. Fshataret e qelbur.
Përgjigju-
O ti xporno nga e di ti qe jan fshatar apo jan nga fahati jot
-
-
Nuk jetohet ne ket vend te gjith nipat e mafiozave e nipat e pushtetareve ecin ne qytet me shpejtesi marramendse
Përgjigju











Komente
Komento