“Burrat që qëndrojnë në “facebook” dhe shajnë luftën e shenjtë në Siri, nuk janë burra por lepuj”. Kështu u drejtohet dëgjuesve të tij Genci Balla ose siç njihet ndryshe me emrin Abdurrahim Balla

Për Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ky person është organizatori i rekrutimit të mbi 50 personave, stërvitjen e tyre nga ana ushtarake dhe më pas dërgimin nëpërmjet disa personave të tjerë të grupit, me bazë veprimi në Shqipëri dhe Turqi, në betejat e përgjakshme të Sirisë.