Videoja e kunatit të Babales, Balla padit në prokurori Bashën, Salianjin dhe ish-policin e PD

Videoja e kunatit të Babales, Balla padit në prokurori Bashën, Salianjin dhe ish-policin e PD

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla

TIRANE-Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një padi të re kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-drejtorit të policisë bashkiake të Tiranës në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. Padia e Ballës vjen pas videos së kunatit të Babales, Fredi Alizoti, të cilin e intervistoi Florenc Hoxha dhe e publikoi Salianji, të dy dëshmuan në prokurori. Kryetari i grupit të PS i akuzon për kallëzim të rremë dhe për shpifje. Ai deklaron se  akuzat e Bashës, Salianjit dhe Hoxhës janë fabrikime të pavërteta dhe të rreme prandaj i kallëzon penalisht

Nuk kam kryer asnjë veprim apo mosveprim për të ndihmuar shtetasin Agron Xhafaj. Nuk kam kryer asnje veprim apo mosveprim për të gjetur apo paguar persona të ndryshëm me qëllim krijimin e provave në favor të shtetasit Agron Xhafaj. Gjatë gjithe veprimtarisë dhe jetës sime nuk kam ndihmuar asnjë shtetas për t’i shpëtuar hetimit dhe ndjekjes penale. Deklarimi i të kallëzuarve prej meje Lulëzim Basha, Ervin Salianji dhe veprimet e Florenc Hoxhës në fabrikimin e provave sipas te cilave unë jam përfshirë në veprimtari kriminale, janë tërësisht të pavërteta dhe të rreme.

Taulant Balla

Në videon e dytë për të cilën Balla depozitoi sot paditë, Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe i është bërë presion për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Por, si Ardi Veliu ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit.

Gjithashtu, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht disa ditë më parë, Fredi Alizoti në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji.

Gjithashtu, bazuar gjithmonë te përgjimet e zbardhura, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar në drejtim të Kosovës për azil. Ndërkohë që për këtë cështje edhe deputeti i PD, Ervin Salianji është zyrtarisht nën hetim për kallëzim të rremë dhe dëshmoi javën e kaluar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ndër të tjera tha se videon me kunatin e Babales, që publikoi ia kishte dhënë Florenc Hoxha. Ky i fundit dëshmoi sot në prokurori për më shumë se dy orë, ndërsa dje u pyet drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu. Kjo është padia e dytë e Ballës për Bashën, pasi pak ditë më parë e paditi penalisht për dosjen ‘Xhisiela’ së bashku me dy deputetë të PD dhe gazetarin Basir Çollaku.

(Dokumenti i plote) Kallëzimi penal i Taulant Ballës ndaj Lulzim Bashës

Padia e Ballës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FLORIRI.: 17/10/2018 16:51

    E verteta TE vret jo me plumba si vret RAMA DHE BALLA AS ME DROGE si vret Tahiri DHE ruci po me speca djegese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi