TIRANE – Presidenti Nishani e ka nisur vitin 2014 me një urim për ushtarakët shqiptare që nata e ndërrimit të vitit i gjeti me mision në Afganistan. Përmes një video-konference nga zyra e tij, Presidenti dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i FA i uroi forcat tona për sa më shumë suksese në misionin e tyre fisnik.
Nishani: “Familjarët tuaj sot janë me ju. Ne këtu dhe gjithë shqiptarët janë me ju sepse ju keni prezantuar me dinjitet dhe nderin më të lartë emrin e shqiptarit. Ju keni mbajtur lart flamurin tonë kombëtar. Uroj juve dhe komandantëve tuaj amerikanë suksese të më tejshëm në misionin e madh për sigurimin e paqes”.
Redaksia online
(s.g./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com