I përfolur si i larguar nga kryeqyteti direkt pas lirimit të tij nga gjykata e Tiranës, në 7 shkurt 2013, nga burgu 302, ish-gardisti ishte në orën 09.55 në rrugën që kalon nga komisariati numër 1 në Tiranë. I veshur me një pardesy meshini të zezë dhe i qeshur në fytyrë, ish-gardisti, nën shoqërinë e një burri tjetër, hipi në bordin e një makine tip “Vokswagen”3, me targë TR 6717 P për të marrë drejtimin e rrugës që të çon në lagjien “Ali Demi”, ku ish-gardisti ka banesën.
Gardisti Llupo qëndroi në burg plot dy vite, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Ziver Veizi, pasditen e 21 janarit 2011, por u lirua bashkë me ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi, paraditen e 7 shkurtit 2013, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës se ata nuk kishin vrarë me dashje.
(Foto: Agim Llupo sot në Tiranë)