Në rrjete sociale është publikuar një video në të cilën mendohet dhe është spekulluar se janë çastet e fundit të rrëzimit të avionit MH17, të Malaysian Airlines. Në këtë video shihet qartë sesi një avion është duke u rrëzuar me mjaft shpejtësi, pasi është goditur.
Burimet zyrtare nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë pikërisht për avionin MH17.
Malaysia Airlines Boeing 777-200 i cili fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur dyshohet se u qëllua nga një grup militantësh kazakë rusë, në afërsi të fshatit Chornukhine, në Luhansk Oblast, rreth 80 kilometra në veri-perëndim të Donetsk, në Ukrainë.
Sipas regjistrimeve të thirrjeve telefonike të përgjuara, të publikuara nga Agjencia ukrainase e sigurimit (SBU), biseda ku flitet për rrëzimin e avionit është zhvilluar mes oficerëve rusë të inteligjencës ushtarake dhe anëtarë të grupeve terroriste.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO