BEOGRAD - Kryeministri Edi Rama ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së serbëve, ku këtë radhë është bërë protagonist gjatë festave të fundvitit. Ka qenë aktori i njohur serb Sergej Trifunoviç i cili gjatë emisionit "24 minuta me Zoran Kesiç" ka imituar kryeministrin Edi Rama.

Aktori së bashku me gazetarin e emisionit, Zoran Kesiç kanë zgjedhur të improvizojnë një intervistë me shefin e qeverisë shqiptare.

Madje jo vetëm kaq, por aktori serb, e ka imituar Ramën duke folur gjatë intervistës edhe në gjuhën shqipe. 

“24 minuta me Zoran Kesiç” vlerësohet se është më i shikuari në Serbi, ndërsa edhe aktori Trifunoviç është majft i famshëm pasi ka luajtur disa filma në vendin fqinj.