Në të shumtën e rasteve të ndryshosh llambën mund të rezultojë mjaft problematike, për këtë arsye kuptohet shkalla e vështirësisë në ndërrimin e saj në gjysëm kilometri distancë nga toka.

Me këtë sfidë është përballur alpinisti Kevin Schmidt. Ai është ngjitur në antenën në Dakotën e Jugut, e cila ishte e çaktivizuar dhe detyra e tij ishte të ndërronte llambën në majë, në mënyrë që pilotët  e zonës të mund të vazhdonin të merrnin sinjale për të parë parë edhe gjatë natës apo gjatë kushteve të ndryshme atmosferike.