7 gola dhe dy penallti të humbura ky ishte bilanci i ndeshjes Barcelona-Roma në Kamp Nou. Katalanasit pas fitores 4-0 në “El Classico” kanë shkatërruar ekipin italian me rezultatin 6-1.

Lionel Messi pas kthimit në dëmtimi ka gjetur rrugën e golit duke shënuar nga një gol në secilën pjesë të lojës. Suarez gjithashtu shënoi dy herë në portën e Romës. I pafat ishte sulmuesi brazilian, Neymar i cili nuk gjeti rrjetën as me 11-metërsh.

Dy golat e tjerë të Barcelonës u realizuan nga Pique dhe Adriano Correia. Kurse Roma shënoi golin e nderit në fund të takimit me anë të Dzeko, i cili 8 minuta në fundi humbi një penallti.

Me këtë fitore, Barcelona qëndron në krye të Grupit E të Champions League me 13 pikë, e ndjekur nga Bayern Leverkusen dhe Roma me nga 5 pikë, ndërsa BATE me 4 pikë në fund të grupit.