Kapen 700 kilogramë kokainë në Spanjë, arrestohet një serb, një kroat dhe dy vëllezërit italianë (VIDEO +FOTO)

Europol, së bashku me Gardën Civile Spanjolle, shkatërruan një organizate kriminale që kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Bashkimin Evropian nëpërmjet Ishujve Kanarie.

Policia spanjolle arrestoi katër persona, dy italianë, një serb dhe një kroat pasi u kapën pranë ishujve Kanarie duke transportuar me një anije 700 kilogramë kokainë.

Dy vëllezërit italianë 31 dhe 26 vjeç, u arrestuan së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë, një serb dhe një kroat, informoi sot Europol.

Hetimi, i nisur në mars të vitit 2022, u përqendrua në një anije me flamur polak me një bazë të përkohshme të vendosur në Ishujt Kanarie, e cila dyshohej se përdorej për transportin e kokainës.

Autoritetet monitoruan aktivitetin e ekuipazhit. Njëri nga shtetasit italian, ishte i lidhur me organizatën kriminale, ‘Ndrangheta’ ndërsa shtetasi kroat, ishte i lidhur me të ashtuquajturin kartel ballkanik”, theksoi Europol

Më 27 korrik 2023, autoritetet spanjolle zbuluan një rrugë të pazakontë thellë në Oqeanin Atlantik të anijes së dyshimtë. Nga atje u nis më 2 gusht dhe tre ditë më vonë autoritetet spanjolle bastisën anijen dhe zbuluan 700 kilogramë kokainë në bord.

Ndërkohë, në Spanjë u arrestua një shtetas kroat dhe një shtetas serb, të dy të dyshuar për koordinimin e operacionit të trafikut të drogës nga toka. Gjatë arrestimeve, të dyshuarve iu gjetën telefonat me të cilët koordinonin aktivitetin kriminal.

Ngarkesa me kokainë u sekuestruan nga policia.

M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU