Një video e xhiruar në Foggia në Via della Repubblica qendrore, Itali, po bën xhiron e bisedave në WhatsApp dhe në ueb, e cila tregon atë që mund të riemërohet "mashtrimi i kthimit".
Në videon e xhiruar nga celulari dhe e cila u bë menjëherë virale, shihet një burrë që qëndron mes makinave të parkuara. Kur një i moshuar hip në timonin e makinës së tij, personi që po qëndronte mes makinave ka vrapuar dhe është hedhur poshtë makinës, duke pretenduar se është goditur, raporton La Repubblica.
Shoferi i frikësuar zbret nga makina e tij i shqetësuar për gjendjen e të riut që mundohet të ngrihet. "Si jeni? Mos lëviz", i thotë i moshuari. Megjithatë, edhe disa persona kanë qenë dëshmitarë të skenës, të cilët e kanë qortuar të riun, duke e akuzuar se është hedhur qëllimisht poshtë makinës, duke e kërcënuar se do të thërrasë policinë.
Në atë moment i riu është larguar. "Nuk i kam bërë asgjë vetes”, thotë ai duke u larguar nga zona, i ndjekur nga njeriu që vazhdon të kërcënojë se kërkon të thërrasë policinë.