VIDEOLAJM / Carlos Tevez
i thyen këmbën kundërshtarit

VIDEOLAJM / Carlos Tevez<br />i thyen këmbën kundërshtarit
Ish-lojtari i Juventusit, Karlos Tevez që tashmë luan në Argjentinë, ka bërë një ndërhyrje brutale duke i thyer këmbën kundërshtarit.

Gjatë ndeshjes Boca Juniors - Argentinos Juniors, Tevez la në gjendje tronditëse mesfushorin Ezequiel Ham.

Tevez shënoi dy herë në këtë takim, por ndërhyrja gjatë dyluftimit për top bërë që performanca e tij të lihej në hije.

31-vjeçari, i cili nuk është se shfaqi shenja pendese në fushë, pas takimit kërkoi falje ndaj mesfushorit.

“Nuk kisha për qëllim të keq apo ta dëmtoja atë. Ndihem keq sepse nuk doja t’i bëja asgjë të keqe. Nuk kam dëmtuar kurrë asnjë, kjo është hera ime e parë. Do ta vizitoj dhe do t’i kërkoj falje”, u shpreh Tevez.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim