VIDEOLAJM/ Çatia e aeroportit çahet në mes, një sasi e madhe uji bie mbi pasagjerët

Një stuhi e pazakontë përfshiu Indinë. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur kur çatia e një aeroporti shembet.

Dhjetëra pasagjerë po prisnin që shirat e rrëbyeshëm të qetësoheshin dhe avionet e tyre të mund të niseshin në mënyrë të sigurt kur çatia e Aeroportit Ndërkombëtar Lokapriya Gopinath Bordoloi në Guëahati, Assam u ça në mes. Një sasi të madhe uji u derdh brenda ambjentit. Fatmirësisht asnjë nga të pranishmit nuk u lëndua.

Autoritetet aeroportuale bënë të ditur se incidenti u shkaktua nga erërat e forta dhe një tub kullimi i dëmtuar.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori