Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një fëmijë 4-vjeç (mashkull) ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan dhe fëmija ka marrë dëmtime në trup dhe në kokë.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Komente







