Shqipëria kremton sot  më 28 nëntor 112-vjetorin e Pavarësisë, teksa kudo nëpër qytete janë organizuar festime.

Atmosfera festive nuk ka munguar edhe në qytetin e Fierit.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se qytetarët me flamuj në makinat e tyre kanë bërë një paradë në qendër të qytetit, ndërsa pjesë e paradës janë bërë grupmosha të ndryshme.

Atmosfera e festës së Pavarësisë ndihet edhe në qytetin e Shkodrës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)

Atmosfera e festës së Pavarësisë ndihet edhe në qytetin e Shkodrës.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, teksa ka ndarë një video nga atmosfera, ku shihen qytetarët teksa bëjnë paradë me flamujt në makina, ka ururar gëzuar ditën e pavarësisë. 

'Nga atmosfera në rrugët dhe sheshet e Shkodrës kuqezi! Gëzuar Shqipëri', shkruan ai.