Analisti Shpend Gashi, i cili atashohet me qëndrime pranë Sali Berishës, prej kohësh po sulmon socialistët lidhur me protestat, por jo vetëm. Madje dje sulmi gjatë protestës para Kuvendit përfundoi deri në përdorimin e vezëve në drejtim të makinave të deputetëve socialistë e ministrave, si në rastin e Erion Braçes, Blendi Gonxhes apo Albana Koçiut.
Por pikërisht kjo protestë na dha edhe një tjetër imazh të Gashit. Në një video të publikuar nga Bledi Mane, ai dallohet teksa përfaqfohet me ish-gjyqtarin sheik, sot deputet i PD, Shpend Gashi.
“Dje flamingot u kishin zënë derën deputetëve të parlamentit. Te hyrja ballore filloi lufta, makinën e Erion Braçes deputetit më produktiv e më korrekt e sulmuan me vezë ndërsa te porta tjetër në të djathtë, e përcollën me nderime një nga personat më të korruptuar që ka ky vend, jashtëqitjen e drejtësisë shqiptare, ish gjykatësin e konvertuar në deputet Gjin Gjoni... Protestë e pavarur, protestë kuqezi me ca njolla korrupsioni nëpër të”, shkruan Bledi Mane.
Komente









