'Zakonet’ në selinë e Partisë Demokratike kanë mbetur të njëjta ndonëse janë ndërruar drejtuesit. Sali Berisha në mbledhjen me krerët e degëve ka bërë të njëjtën gafë si Lulzim Basha. Teksa po paralajmëronte protestat, Berisha tha se ka ardhur koha që t’a bëjmë ditën natë, por më pas e korrigjoi duke thënë ta bëjmë natën ditë.
“Koha është të bëjmë ditën-natë, më falni natën-ditë”, tha Berisha.
Të njëjtën gafë ka bërë edhe Lulzim Basha më 6 mars 2021, në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit gjatë një takimi me të rinjtë teksa tha se do ta “bëjë ditën natë”, në vend që të thoshte “natën ditë”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
SI.E./B.K./Shqiptarja.com“Ndaj le të angazhohemi bashkarisht, kudo që të ndodheni, ta bëjmë ditën natë”, ka thënë Lulzim Basha më 6 mars 2021.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)