VIDEOLAJM/ Droni policor kap ‘mat’ makinën e policisë, thyen çdo rregull teksa kalon në kryqëzim

Droni edukues i Policisë Rrugore nuk ka kursyer as efektivët blu. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, e filmuar me dronë në sheshin “Papa Gjon Pali II” në Tiranë dallohet një makinë me logo policie, e cila është tërësisht në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor.

Makina e policisë që vjen nga drejtimi i sheshit “Italia”, ngjitur me stadiumin “Air Albania”, kalon pa asnjë problem, duke mos i dhënë asnjë përparësi këmbësorit që po bëhet gati të kaloj në vija të bardha nga njëra anë në tjetrën e rrugës.

Policia ka konstatuar shkeljen, ndërsa e shoqëron edhe grafikisht atë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër