Stuhitë, rrëshqitjet e dheut dhe rrufetë kanë shkaktuar një sërë problematikash në Italinë e Veriut. Rrëshqitja e dheut në Savoy ka bërë që qarkullimi me trenat me shpejtësi të lartë Milano-Paris të pezullohen.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale duket momenti i frikshëm kur ndodh rrëshqitje nga mali dhe bllokojnë linjën hekurudhore dhe rrugën. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë ndërsa për disa drejtues mjetesh që kanë qenë duke kaluar aty në ato momente kanë mundur të shpëtojnë.