Veshur me xhaketë lëkurë e duke dëgjuar rrok, kryeministrja finlandeze, Sanna Marinn ‘ia doli’ të rrëmbejë çdo reagim qoftë konservatorë e liberal. A duhet apo jo një njeri me pozitë, të dalë nga petku i kryeministres? Kjo ka qenë pyetja që ka ‘marrë dhé-në’ në rrjetë sociale falë disa videove që qarkullojnë në internet. Liderja e Finlandës, ka pasur disa videon rrjete sociale ku dukej në shoqërinë e mikeve të saj në festa të ndryshme, të cilat, mesa duket e kanë futur në telashe 36-vjeçaren. Sipas kritikëve të shumtë, posti i saj nuk duhet të lejojë të tilla postime online e aq më tepër të tillë figurë në publik, pikërisht nga fakti se kjo e fundit duke pasur një status të tillë duhet të ketë një kod më të theksuar etike. Por megjithatë jemi në 2022, fundja tabu-t janë bërë për t’u thyer dhe ndoshta Sanna Marinn, me veçantinë e saj mund t’i gricë ato, së paku kështu mendojnë disa nga mbështetësit e saj në debatet e shumta virtuale.

Të ndarë në dy kampe, të gjithë në mënyrën e tyre kanë shprehur mendimet për kryeministren më të re që ka pasur Finlanda, e aq më tepër rishtazi teksa në rrjet po bën xhiro një VIDEO të cilën Shqiparja.com e ka siguruar nga mediat e huaja ku 36-vjeçarja po kërcen nën shoqërinë e një vajze. Video-ja e ashtuquajtur ‘intime’ e tregon kryeministren në një moment të gëzueshëm, ku zëra thonë që ka qenë edhe në efektin e alkoolit.

Po ju si mendoni? A duhet të ketë një jetë edhe pas zyrës së kryeministrisë, kopsave të mbërthyer mirë, e kollareve? Apo për të qenë një politikane e denjë, duhet të bësh disa kompromise të pashkruara etike?