Një efektiv i policisë rrugoje jep shembullin negativ sesi mund të kalohet trotuari, duke shkelur shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, teksa është në krye të detyrë. Siç po e shikoni edhe në këtë video, të siguruar nga A1 Report, ngjarja është regjistruar në rrugën e “Kavajës”, pranë godinës së policisë Bashkiake.
Efektivi i qarkullimit rrugor hipën motorin e shërbim mbi trafik-ndarësen kur vetëm pak metra më tej ndodhet edhe semafori I kryqëzimit të Kavajës.
Rrezikshmëria e një veprimi të tillë nga efektivi I rrugores lidhet edhe me faktin se, në momentin që po kalonte trafik-ndarësen, në semafor hapet drita jeshile, duke u bërë edhe vetë burim aksidenti.
Trafik-ndarëset shërbejnë për kalimin e këmbësorëve mbi trotuar, por duket se ato nuk vihen ne funksion, duke filluar nga vete efektivët e policisë rrugore.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO