VIDEOLAJM/ Elefanti ‘inteligjent’ ndihmon policinë të zbulojë 2.8 kg opium të fshehur në pyll

Një elefant aziatik gjeti një ngarkesë prej 2.8 kilogramësh opium në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore. 

Skena ndodhi pikërisht përballë oficerëve të policisë kufitare, të cilët ishin në gjurmët e katër elefantëve që kishin hyrë së fundmi në një fshat, raporton La Repubblica.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia zbuloi se njëri prej elefantëve kishte ndaluar dhe po nuhaste në tokë, ku papritur ai hodhi në ajër një çantë shpine që ishte e fshehur.

Policët kontrolluan çantën dhe gjetën 2.8 kilogramë opium.

Kjo histori është bërë virale në mediat sociale, ku shumë qytetarë e quajtën këtë elefant hero, duke u bërë thirrje autoriteteve që ta shpërblenin atë me banane.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës