Videolajm/Godina e Akademisë së
Shkencave shpallet monument kulture

Videolajm/Godina e Akademisë së<br />Shkencave shpallet monument kulture
TIRANE- Ndërtesa që njihet si Akademia e Shkencave të Shqipërisë është shpallur “Monument i Kulturës” i kategorisë së dytë. Me rastin e Ditёs Kombëtare tё Trashёgimisё Kulturore sot mё 29 Shtator 2014, Akademia e Shkencave organizoi disa aktivitete për publikun e gjerë. Kjo ndërtesë mbart mbi vete pjesë dhe akte të rëndësishme të historisë kombëtare. Pronë e Zija Bej Toptanit ajo e ka nisur funksionin e saj pasi është marrë me qira nga mbreti Zog si Pallati Mbretëror.
 
Më pas ndërtesa ka shërbyer si objekti i Parlamentit Shqiptar dhe për një kohë shumë të shkurtër aty është vendosur edhe qeveria e Enver Hoxhës në ‘44-n.
 
Pllakën e shpalljes Monument Kulture të kësaj godine e zbuloi kryetari i akademisë së shkencave, Myzafer Korkuti, i cili bëri apel për ruajtjen dhe vitalizimin e gjithë hapësirave që qarkojnë godinën, ish parkut të madh të saj, dikur pronë e Toptanëve (të cilat aktualisht janë lënë në mbrojtje, por në gjendje shuam të rrënuar).
 
Korkuti u shpreh që godinat e tjera duhet rivitalizohen pa e humbur origjinalitetin. Në godinë kanë mbetur disa kujtime dhe objektet të trashëgimisë kulturore dje. Pas zbulimit të pllakës, publiku ka ndjekur fotografitë dhe këtë video të rrallë që ka dalë nga arkivi qendror.
 
Sekretari shkencor i akademisë së shkencave Vaso Tole thekson se në këtë ditë të trashëgimisë kanë ardhur të vizitojnë institucionin edhe nxënësit e shkollave në kuadër të nismës edukimi përmes kulturës. Videoja që publikojmë tregon se ky institucion në kohën e qeverisjes së Zogut ka shërbyer si ndërtesë për organizmin e të gjitha ceremonive shtetërore, diplomatike.
Tole theksoi se përcjellja dhe promovimi i vlerave tё trashёgimisё kulturore  i shërben edukimit përmes shkencës dhe kulturës. Kjo ishte arsyeja që gjatë kësaj dite u hapën për publikun dyert në godinën e Akademisë, tashmë “Monument Kulture”.
 
Dhe me ketë rast janë organizuar ekspozita me foto historike tё godinës, shfaqje tё filmave dokumentarë, ekspozita botimesh nё fushën e Trashёgimisё Kulturore dhe mes tyre ishte dhe kjo video e rrallë e 1930-s.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja