Azgan Haklaj ‘është bërë xheloz’ për deputetin Saimir Korreshi, i cili mori pjesë në spektaklin ‘Dancing With the Stars’, për të cilin thotë se i ka vjedhur vallëzimin.
Në studion e Report Tv, Haklaj i tha Korreshit se është balerin i shkëlqyer dhe se i erdhi keq kur ai u rrëzua me shalqi dhe theu dorën.
Nga ana tjetër deputeti me shaka e cilësoi si sport të vështirë.
Korreshi: Mbajeni Bashën se s’jemi xheloz
Haklaj: Mbajeni ju Bardhin, ti the është bërë padashje djegia e karriges, kryetari jot tha s’ka gjë se është e Bashës. Ato skena i kenë pa vetëm në kohën e inkuizicionit. Ju na kujtoni kohën e druve.
Unë jam xheloz vetëm për ty. Se vallëzimin ma vodhe. Ti më bëre xheloz në fushën e koreografisë. Si valltar je balerin i shkëlqyer. Më erdhi keq që u rrëzove me shalqirin.
Korreshi: Sporti i vështirë për mua.