Tirane- Ish presidenti Ilir Meta ndodhet në bllokun e sigurisë ‘Mine Peza’ ku pret të dalë para GJKKO-së për konfirmimin e masës së sigurisë.
Report Tv sjell një video ku sekretari organizativ i Partisë së Lirisë shkoi mëngjesin e sotëm atje për ti dërguar shefit të tij një pako, ku ndër të tjera duket dhe një çokollatë e zezë.
Mbrëmë ka qenë djali I tij Besarti që dërgoi ushqime për presidentin e Partisë së Lirisë I cili u arrestua mesditën e 21 tetorit 2024, pasi ndaj tij SPAK firmosi urdhërarrest për 3 akuza: Pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie.
Sekretari organizativ i PL-së, është një ndër personat besnikë të Metës, dhe ishte i vetmi person që e shoqëronte në automjet Metën mesditën e djeshme kur dhe u ekzekutua urdhërarresti.
Nuk është caktuar ende se kur do të mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë, pasi nuk ka mbërritur në GJKKO procesverbali i ekzekutimit të masës së sigurisë.
Më pas është gjyqtari Erjon Çela cakton orën se kur do të mbahet seanca.
Cojani do shampo xhonson mor, mi pas atje
Përgjigju