Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur mëngjesin e sotëm nga një video e postuar nga grupi ekstremist i ISIS në të cilën shfaqen duke ekzekutuar gazetarin amerikan James Foley, i zhdukur që prej vitit 2012.
Militantët pranuan hapur se vrasja e gazetarit është bërë në shenjë hakmarrje për sulmet ajrore amerikane kundër shtetit islamik të ISIS. Menjëherë ka patur një reagim nga Shtëpia e bardhë e cila deklaroi se ‘nëse video ishte e vërtetë, SHBA do të jetë shumë e tronditur nga vrasja e një gazetari të pafajshëm amerikan’.
Video titullohet “Një mesazh për Amerikën”, në të cilin shfaqet një person, që duket të ketë James Foley, i gjunjëzuar në një shkretëtirë përballë një personi të armatosur të veshur me të zeza. Ekstremisti i cili flet me një theks britanik dhe identifikon veten si një anëtar të ISIS, thekson se vdekja e gazetarit është rezultat i bombardimeve amerikane në Irak.
Por përveç kësaj, në fund të videos tregohet edhe një tjetër gazetar amerikan Steven Sotloff, i rrëmbyer një vit më parë në Siri, duke paralajmëruar se fati i tij varet nga lëvizja e ardhshme e presidentiti amerikan Barack Obama. Ndërkaq, ky i fundit ka vendosur të mos flasë për mediat deri në vërtetimin e videos, por kërcënimi i hakmarrjes kundër amerikanëve ka të ngjarë të komplikojë përfshirjen amerikane në Irak.

(Në Foto:gazetari tjetër i mbajtur peng nga ISIS, Steven Sotloff)
Ndërkaq, nëna e Foleyt në një postim të saj në “Facebook” u ka bërë thirrje militantëve të lirojnë pengje të tjera. “Ashtu si Jim, ata janë të pafajshëm. Ata nuk kanë asnjë kontroll mbi politikat e qeverisë amerikane në Irak, Siri apo kudo në botë”, shkruan ajo.
Një reagim i shpejtë ka ardhur dhe nga ministri i jashtëm i britanisë së Madeh, Philip Hammond i cili është ndalur në theksin britanik të ekstremistit të ISIS duke e cilësuar ‘një shembull të tmerrshëm të brutalitetit të kësaj organizate”. Ai shtoi se qeveria është në dijeni të një numri të madh të shtetasve britanikë të përfshirë në organizatat terroriste.
James Foley ka raportuar gjerësisht në Lindjen e Mesme, duke punuar për Global Post dhe media të tjera përfshirë agjencinë franceze të lajmeve AFP.
Në një intervistë që daton në vitin 2012, Foley dha edhe motivimin e tij për mbulimin e konflikteve. “Jam i tërhequr nga dramat e konflikteve dhe përpiqem të ekspozoj historinë e patreguar”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO