KORÇË -  ISIS - Allahu Akbar - Këto mbishkrime të shkruara në fasadat e pallateve kanë terrorizuar banorët e Korçës.

Këto foto vijnë nga disa pallate të lagjes numër 10 të qytetit të Korçës. Gjatë natës, persona ende të paidentifikuar kanë shkruar me spraj me ngjyra fjalë si "ISIS, Al Qaeda, AK-47 (kallashnikov), Allahu Akbar", "pa fe - pa atdhe - vetëm anarkistë".

Banorët thonë se ndihen të frikësuar pasi në këto pallate jetojnë edhe disa besimtarë radikal myslimanë. "Jemi të shqetësuar, kemi frikë të flasim", - shprehen ata.

Kërcënimet për  sulme të ndryshme terroriste kanë prekur disa shtete të Evropës. Edhe pse nuk ka sinjal konkret rreziku Shqipëria ka shpallur gjendjen e gatishmërisë me forca të shtuara policie në terren për të garantuar sigurinë publike. 

korce isis
korce isis
korce isis

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)