Videolajm/ Ja cilat janë trendet
për rrobat e banjës verë 2015

Videolajm/ Ja cilat janë trendet<br />për rrobat e banjës verë 2015
Zgjedhja e duhur e rrobave të banjos është e vështirë për të gjitha vajzat dhe zonjat në një sezon të ri. Thekët, beli i lartë, ngjyrat dhe modelet tribale të tyre janë trendet më të fundit për verë 2015.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” stilistja Stela Sallaku foli për modelet dhe ngjyrat tendencë për këtë vit të rrobave të banjos.

Modelet braziliane me bel të lartë janë ende të preferuara si për stilistët edhe për vajzat e gratë.

rrobat e banjos

Rrobat e banjos trup nuk janë shumë të dëshiruara nga stilistët këtë vit.

Sugjerimi i stilistes Sallaku është që rrobat e banjos t`i kombinojmë me aksesorë të ndryshëm. Aksesori kryesor këtë vit i rrobave të banjos janë kapelet e çuditshme.
Ngjyrat këtë verë janë të shumëllojshme.

rrobat e banjos

Ngjyra të ftohta e të ngrohta të ndërthurrura në mënyrë të ç`rregullta me njëra- tjerën, me forma tribale dhe tredimensionale.

“Çdo ngjyrë e thyer më të zezën duket shumë bukur” u shpreh stilistja Sallaku. Në një pishinë mund të zgjedhim kontraste ngjyrash të ftohta si e zeza ose grija. Ndërsa në det mund të zgjedhim ngjyra të ngrohta. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

rrobat e banjos
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë