Videolajm/ Ja cilët libra duhet
të lexoni...ndërsa bëni edhe plazh

Videolajm/ Ja cilët libra duhet<br />të lexoni...ndërsa bëni edhe plazh
Shpeshherë është e vështirë të vendosësh se çfarë do të lexosh gjatë stinës së verës. Leximi i një vepre të mirë artistike është shplodhëse. Por dhe leximi i një libri sociologjik apo psikologjik janë funksional në problematikat që shtjellojnë për jetën e njeriut.

Pjesa më e madhe e lexuesve nën temperaturat gjithmonë në rritje  preferojnë libra sa më të thjeshtë, argëtues, histori suksesi, histori dashurie dhe jo libra që kërkojnë përqëndrim.

LIBRAT

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” menaxheri i një prej librarive më të reja në Tiranë Ervin Çarka, u shpreh se edhe titujt e librave të rinj janë preferencë e valixhes sonë të verës. “Edhe shtëpitë botuese mendojnë për këtë sezon që të sjellin sa më shumë prurje të reja me libra të cilat janë të lehtë dhe të këndshëm për stinën e verës”, u shpreh Çarka.

LIBRAT

Në librat e verës edhe fëmijët janë ata që lexojnë dhe frekuentojnë libraritë për të marrë libra me tematika të ndryshme në bazë të moshës dhe dëshirave të tyre.

LIBRAT

Disa prej titujve të rinj të librave në verë janë “Të ishim bashkë, vetëm kaq…” nga autorja Anna Gavalda, “Pse e rrëmbyem makinën” Walfgang Herrndorf, “Misteri i syrit prej smeraldi” Jeronim Stilton, “Poetët bëjnë dashuri ndryshe” Darien Levani, “Hakmarrja vishet me Prada” Lauren Weisberger, “Faji në yjet tanë” John Green, “Qytete letre” John Green, “Zigzage takimesh” Edmond Tupja.

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559