Mënyrat e përdorura nga emigrantët për të kaluar kufirin mes Francës dhe Britanisë së Madhe janë nga më të ndryshmet. Përveç rrugës ujore shumë  emigrantë kalojnë kufirin duke u futur në kamionë mallrash që bëjnë këtë rrugë.

Nisur nga tragjedia e djeshme, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalonin kufirin, ne iu sjellim një video se si shumë njerëz rrezikojnë jetën e tyre duke u futur në kamionë për të mbërritur në Angli.

Ndërsa kamionët kalojnë përgjatë autostradës shumë emigrantë e ndjekin dhe pa djeninë e shoferit futen brenda.