Videoja e mëposhtme tregon momentin dramatik të shpëtimit të një peshkaqeni të bardhë që kishte dalë në breg të detit.

Peshkaqeni i madh përpiqej të merrte frymë dhe përpëlitej i gjithi, ndërsa plazhistë dhe personat përgjegjës i hidhnin kova me ujë që ta mbanin në jetë.

Më pas peshkaqenin e shkretë e lidhën me një litar që e tërhiqte një varkë me motorr dhe e futën përsëri brenda në ujë.

"30 vite më parë donin ta vrisnin, ndërsa tani duan ta shpëtojnë",- i thanë shpëtimtarët njëri tjetrit.