Pas disa sekondash shfaqen dy persona të armatosur dhe filluan të qëllonin anëtarët e kësaj partie. Dy prej tyre sapo panë ekzekutuesit u larguan me shpejtësi, kurse dy të tjerët nuk mundën në largoheshin.
Personat e armatosur qëlluan disa herë me pistoletë ndaj personave duke i lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në 1 nëntor 2013 rreth orës 20:00, në një zonë që ishte e populluar.
Të dy ekzekutuesit u shfaqën pa maska dhe qëlluan me gjakftohtësi ndaj anëtarëve të Agimit të Artë, duke lënë të vdekur dy prej tyre.
(v.gj/shqiptarja.com)