Një dem në arrati në rrugët e qytetit Kinez Chengdu, në rajonin e Sichuan, është përpjekur të shtypet nga policia si mënyra e vetme për t’a ndaluar. Makina e policisë, e cila ka filmuar të gjithë situatën, duket teksa tenton t’a shtypë demin disa herë, por në fund demi përfundon në një park ku dhe kapet nga forcat e policisë.


Ndjekja e makinës së policisë vazhdoi për mjaft minuta, ndërsa demi kalonte furishëm nëpër rrugët e qytetit duke terrorizuar banorët. Sipas mediave lokale demi lëndoi disa persona.