Kryeministri Edi Rama duke ndarë pamje nga kriporja e Vlorës, shkruan në FB se kjo kripore është pjesë e Peizazhit Natyror Pishë Poro-Nartë dhe merr pamje magjike falë mikroalgave njëqelizore, të cilat rriten vetëm në këto habitate duke krijuar ngjyrat surreale.
Gjatë ditëve të nxehta të verës vaskat e kripores së Nartës, pjesë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë shndërrohen në ngjyrën rozë dhe korale.
Në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Caroten.
Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme.
Të vendosura në skajin jugor të ultësirës bregdetare, në afërsi të qytetit të Vlorës, kriporja e Nartës mbulon një sipërfaqe prej 1472 ha, ndërkohë që prodhimi i kripës ka nisur në vitin 1958.
bamir topi pronari
Përgjigju