Videolajm/ Kroi që ndan dhe
bashkon Kosovën me Shqipërinë

Videolajm/ Kroi që ndan dhe<br />bashkon Kosovën me Shqipërinë
Është një simbol i përmendur ndër kohëra në letërsinë shqiptare, ku vasha dhe trimi dashurinë e tyre e nisin pikërisht tek një krua. Kështu është përmendur ndër breza, ku kroi është një simbol i burimit të jetës, por edhe diçka të cilit në atë kohë nuk i shmangej dot askush. 

Prej kohësh një krua është pikërisht edhe kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nga ky burim uji furnizohen me ujë të pijshëm fshatrat e Gorroxhubit të Prizrenit dhe të Pogajt në Kukës. Banorët e këtyre zonave ngahera takoheshin pikërisht tek ky krua pasi mbushnin ujë. Sot kroi shënon një kufi mes dy vendeve, pavarësisht se ndër vite shënonte një pikë takimi. 

Që nga momenti kur kroi u kthye në kufi, banorët e vijuan miqësinë dhe takimet e tyre në forma të tjera, ku një ndër to janë krushqitë. Vetëm në fshatin Gorrozhub, janë mbi 10 familje që kanë marr nuse në Shqipëri apo anasjelltas.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës