TIRANË - Tre persona kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi policie pasi kanë kundërshtuan gjobën për kundravajtje, por më pas janë shoqëruar në komisariat. 

A1 Report ka mundur të sigurojë pamjet e këtij operacioni  ku për minuta me rradhë kjo situatë krijoi kaos dhe trafik. Ngjarja është shënuar mbrëmë në zonën e njohur si Komuna e Parisit në Tiranë, ku të rinjtë kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke hyrë kundravajtie.

Më pas ata kanë kundërshtuar gjobën e vendosur nga polici cka ka sjell dhe acarimin e situatës.

Në këto pamje është momenti i shoqërimt të personave në automjetin e policisë për t'u dërguar më pas në komisariat.