Presidentja e Kosovës, Atiefete Jahjaga ka mbajtur fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e opozitës. Jahjaga gjatë fjalimit të saj ka qenë mjaft e ashpër në qëndrimin ndaj krizës politike 6-mujore.

Sipas presidentes, politikanët e kanë mbajtur vendin peng për shkak të interesave të ngushta. Ajo ka renditur para deputetëve sfidat e vitit dhe i ka ftuar që të adresojnë me urgjencë zgjidhjen e tyre.

Por para se të niste fjalimin, Jahjaga për pak sa nuk është rrëzuar. Kur ia ka dhënë dorën Ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, Jahjaga e ka humbur pak ekuilibrin.

Për fat, ajo "nuk u besoi" ministrave xhentëlmenë, tregoi reflekset e saj, e mori veten dhe u kthye në karrigen e rezervuar për të.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)