Videoja e këtij 7-vjeçari në Australi, të cilin e ka zenë lemza ndëra po këndonte himinin në fillim të një ndeshje bejsbolli është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale.

Ethan Hall e zuri lemza në momentin kur filloi të këndonte himnin, por nuk ndaloi për asnjë moment duke shkaktuar të qeshura në publik.

Edhe lojtarët e Brisbane dhe Adelaide nuk mund të mbanin dot të qeshurat, por në fund publiku vlerësoi djaloshin duke i dhënë një duartrokitje të fortë. Në fund, Ethan takoi të gjithë lojtarët para se të lëshonte fushën dhe ndeshja të fillonte.