Ka qenë ora rreth 15:00 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku në tentativë për të shembur një objekt të lënë pergjysëm te quajtur “Kali i Trojës” në afërsi të hotel “Aleksandra”, një masë e madhe e objektit ka rënë mbi fadromë duke e rrezuar atë mbi rrugë.
Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, por rrëzimi i fadromës ka bllokuar për minuta të tëra unazën jugore të qytetit Elbasan duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe reparti i zjarrfikëseve që ka ndihmuar për të hapur rrugën
Pas shumë përpjekjesh rruga ka qenë e qarkullueshme vetëm për automjetet e vogla.
INUK vazhdon të shembë objektet pa leje në qytetin e Elbasanit dhe në qendër të operacionit gjatë ditës së hënë ka qenë unaza jugore e këtij qyteti.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)