Një video e pazakontë është shpërndarë nga klubi i Butrintit të Sarandën në rrjetin social “facebook” ku shihen lojtarë të cilët kanë vendosur ta shijojnë edhe motin me shi.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, fusha e stadiumit të klubit që luan në kategorinë e dytë, ngjason me një pishinë teksa lojtarët sarandiotë kanë realizuar hedhje spektakolare në fushën e shndërruar në “pishinë”.

“Plazh në dimër, harmoni në Sarandë! Respekt për çunat”, shkruan faqja e Butrintit.