Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetin social “Facebook” ku shfaqet gazetari Shpend Gashi, një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash…”, shkruan Rama.
Gashi është një analist pranë Berishës dhe në videon e postuar nga kryeministri Rama shfaqet duke intervistuar kreun e PD në podcastin e tij dhe e lavdëronte, madje duke artikuluar edhe shprehjet ‘jam Sali Berisha unë o budallenj’.
Gashi kohët e fundit është angazhuar edhe në protestën që po mbahet prej 25 ditësh para kryeministrisë, ndërsa në fund të videos Rama shfaq imazhin e tij me AI si një flamingo.
Komente











