Videolajm/ Mesazhi prekës i
një viktime të dhunës në familje

Videolajm/ Mesazhi prekës i<br />një viktime të dhunës në familje
Një blogere fitnesi dhe njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, shpërndau në llogarinë e saj në Facebook një video prekëse që po bën xhiron e internetit.

Emma Murphy prej kohësh ishte e dyzuar nëse duhet ta publikonte një video të tillë apo jo dhe vetëm së fundmi vendosi që duhet ta bënte për hir të fëmijëve të saj dhe të ndërgjegjësonte të gjitha femrat që e kanë përjetuar dicka të tillë.

26 vjecarja nga Irlanda ka qenë viktimë e dhunës në familje nga partneri i saj prej gati 4 vitesh. Një vit më parë Murphy mori vesh që partneri e tradhëtonte pasi mori një telefonatë nga një prej klienteve të tij, e cila i rrëfeu se priste një fëmijë prej burrit të saj.

Nga ky moment, bota u kthye përmbys për Emën dhe u dhunua disa herë prej ti. 26 vjecarja kërkoi mbështetje tek nëna e saj dhe atje gjeti forcën për t’u ndarë dhe për të ndarë historinë e saj të dhimbshme.

Partneri i saj e akuzonte shpesh se ajo ishte fajtore që debatet mes tyre degjeneronin në dhunë fizike. I thoshte që ishte ‘paranojake dhe e pasigurtë’ dhe askush nuk duhet ta dëgjojë këtë për veten nga ‘dashuria e jetës’, thotë Murphy.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re