LEZHË- Në prag të festave të fundvitit, kryeminsitri Edi Rama ka zgjedhur këtë mbrëmje të vizitojë qytetin e Lezhës. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Nderu, Rama është ndalur në sheshin e dedikuar atmosferës së festave ku ka uruar edhe qytetarët.
Përmes një video që ka postuar në ‘Facebook’, Rama shihet edhe duke porositur qofte zgare.
“S'ka si Lezha për shefa kuzhine”, shkruan Rama.
Komento