NEPAL - Rrëzimi i aeroplanë kohët e fundit, zhdukja e tyre apo edhe defektet e tyre teknike qe i kanë detyruar të bëjnë ulje të detyruar janë shpeshtuar kohët e fundit. E fundit e këtij lloji ka ndodhur në Nepal por fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Kjo pasi një aeroplan i kompanisë “Turkish Airlines” doli nga pista në orët e para të mëngjesit të së mërkurës teksa po ulej në aeroportin e Katmandusë.

Fatmirësisht, manovrimi i pilotit, por edhe distanca e vogël nga toka, nuk ka sjellë pasoja në njerëz. Sipas autoriteteve vendase, incidenti mund të jetë shkaktuar edhe mjegulla e dendur që kishte përfshirë Nepalin.