Si të mos mjaftonte barazimi 0-0 ndaj Paris sain Germain, ylli portugez Kristiano Ronaldo është ftuar të bëjë testet mjekësore anti-doping.

Ky fakt e ka mërzitur luzitanin ndërsa kjo video po bën xhiron e botës në rrjetet sociale.

Ndeshja e djeshme mes PSG dhe Realit të Madridit e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Pas javës së tretë “Los Blancos” renditen në vendin e parë me 7 pikë të grumbulluara po aq sa Paris sain Germain.