Një video po bën së fundmi xhiron e botës. Në të tregohet një helikopter, piloti i së cilit detyrohet të bëjë ulje emergjente në një autostradë në New Jersey pak ditë më parë sepse i ka mbaruar karburanti.

Në video duket momenti kur helikopteri prek tokën në autostradë dhe kalon disa makina e më pas piloti e drejton atë në pjesën ndarëse të dy korsive të autostradës për të shmangur përplasjet me makinat.

Sipas mediave të huaja helikopteri është detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak se i ka mbaruar karburanti. Në helikopter mësohet se ndodheshin pesë persona.