Teksa në Shqipëri, Ballkan por edhe në të gjithë botën shikojmë se si përpihen nga flakët pasuri të tëra pyjore, pamje të dhimbshme që shpesh po shohim këto ditë të nxehta vere, të gjithë pyesim herë pas herë: Kush janë këta që i bëjnë krime të tilla që më pas të fitojnë një kullotë më shumë?! Çfarë i thotë mendja?!

Këtij 'piromani' në Itali nuk i ka shkuar mendja në fakt që në momentin kur i vë zjarrin një shkurreje të vogël teksa kalonte në pyll një kamera e vendosur aty nga karabinierët do ta dokumentonte atë që ai bëri! Zjarri i tij në shkurren e vogël shkaktoi një katastrofë të vërtetë mjedisore.

Dhe kudo ndodh e njëjta histori, një shkëndijë e vogël çakmaku apo një fije shkrepëse sjellin mijëra e miliona pemë të djegura, prona të shkatërruara, kafshë apo ndonjëherë edhe njerëz që humbin jetën.

Ky piroman italian që shikoni në këto pamje e pësoi, ai u prangos dhe tashmë është pas hekurave atje ku duhet të jenë të gjithë por ai pyll në të cilin ai po kalonte nuk ekziston më. Italinë dhe njerëzimit do t'i duhet dekada për ta zëvendësuar.

E njëjta gjë po ndodh çdo ditë në pyjet tona, nga zjarrvënës kriminelë që po na shkatërronte mjedisin. Kamerat tona nuk janë aty për të dokumentuar krimin e tyre, denoncimi duhet ta bëjmë vetë! Dhe autoritet kanë detyrimin t'i çojnë në qeli, si ky që shihni në video.