Oficerët e policisë së Perusë kanë patrulluar të veshur si Babagjysh në rrugët e kryeqytetit Lima për të shpërndarë mesazhin e dashurisë dhe paqes gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Oficeri i policisë Marco Chira ishte njëri prej atyre i cili i veshur si babagjysh drejtonte motoçikletën e policisë në Lima dhe bënte foto me banorët dhe turistët.
 
Në Peru është bërë traditë në fakt, prej 16 vjetësh që të mbahet parada e "Santas" nga policët.

Ai shoqërohej nga disa oficere femra të veshura si zonjusha Klaus. Por krahas mesazhit të paqes e dashurisë, efektivët kishin një mesazh serioz: Të rrisin ndërgjegjësimin për sigurinë në trafik gjatë sezonit të pushimeve.