Sezoni i celebrimeve martesore në Shqipëri po vjen drejt fundit teksa gjithnjë e më tepër po i afrohemi ftohjes së motit. Një video që po qarkullon së fundmi në internet tregon një nuse e cila në ditën e martesës së saj e cila është marrë jo me pajton, dhe as me modelet më të reja të makinave, siç jemi mësuar së fundmi, por...me trajler.
Megjithatë nuk është vetëm një por 5 trajlera të rreshtuar e të zbukuruar, të cilët vijojnë karvanin e tyre të lëvizjes dhe siç tregohet edhe në video, nusja është marrë nga Pogradeci.
Nuk dihet ende nëse kjo ka qenë ndonjë koreografi e organizimit të dasmës apo dëshirë e çiftit për ta bërë sa më të veçantë ceremoninë, por videoja së fundmi po bën xhiron në rrjetet sociale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO