SHBA - Gjatë Asamblesë së Përgjithshme, në një bisede private me një zyrtar te OKB-së në New York, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama është kapur nga kamerat duke rrëfyer se cili është sekreti që e ka bërë atë të heqë dorë nga duhani.

Gjatë bisedës, Obama ka pyetur zyrtarin e OKB duke i thënë se shpresonte që të kishte hequr dorë nga duhani. "Ndonjëherë pi duhan", i përgjigjet zyrtari.

Menjëherë Obama i është kundërpërgjigjur duke i thënë se kishte kohë që kishte hequr dorë nga duhani, sepse ka frikë nga gruaja e tij.

"Nuk kam pirë cigare për 6 vite dhe kjo sepse jam i frikësuar nga gruaja ime", tha Obama. Biseda mes tyre është transmetuar nga CNN.